Me 5 nëntor bëhet një vit që nga vdekja e dyshimtë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvedosje, Astrit Dehari.
Edhe pas një viti ende drejtësia nuk arriti të zbulojë shkasin e vdekjes së Astrit Deharit i cili ndërroj jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Astrit la pas vetës prindërit dhe gruan e cila ishte shtatzën në kohën që u arrestua Astrit Dehari.
Pas vdekjes së Astriti lindi vajza e tij e cila nuk arriti të njoh babain e saj.
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, në pesë mujorin e lindjës së mbesës së tij ka thurur disa vargje të dhimbshme për mbesën e tij Arsën.
Lexojeni të plotë poezin e tij kushtuar mbesës Arsës:
Arsa
(Mbesës sime, që më 11 tetor 2017,
mbushi 5‒muaj)
Arsë e vogël, Arsë e mirë,
Lulebore, Fytyrëdëlirë.
Sykaltër, Flokëzezë,
Lule maliPlot me vesë.
E pi qumështin Lluk-lluk-lluk,
E mbush barkun Si me bukë!
Gu-gu-gu, Si guguçe,
Shend e verë Kjo mollëkuqe.
Herë si kec Blegërin,
Herë si mace Mjaullin.
Kur lyp qumësht Me piskamë,
Thua në zjarr Paska rënë.
Faqes loti, Kur i shkon,
N’shpirt të prek, Të lëndon.
Qan me zë Të shqetëson,
Është e vogël, Arsa jonë.
Vau, vau Nuk pushon,
Me ngulm Arsa, Qumësht kërkon.
Andaj mami Fort kujdeset,
Kurrë pa qumësht Të mos mbetet.
Porsa qumështin Arsa merr,
Urtësohet, Bëhet shqerrë.
Tjetër gjuhë E vogla s’di,
Të mbaj rendin Në shtëpi.
Me t’rënë terri, Për çdo natë,
N’cep t’dritares Hënë e artë.
Me rreze t’buta E ledhaton,
Gjumë të ëmbël I dhuron.
Në mëngjes Fup n’govatë,
Sikur rosë, Mu si patë.
Pasi lahet N’ujë me shkumë,
Struket n’shtrat Sikur pëllumb.
N’rroba t’buta Kotullohet,
Nën jorganArsa ngrohet.
Si një qengj Shkrihet n’gjumë,
Që të rritet Sa më shumë.
Dhe kur zgjohet, S’qan, po qesh,
E çon gojën Vesh më vesh.
Kur qesh Arsa Qesh natyra,
I ndrit syri Dhe fytyra.
Mban fustan, T’pastër borë,
Ky zambak, Lulekëmborë.
Arsa jonë Faqekuqe,
Zbukurohet Si burbuqe.
Rritet, rritet Arsë e bukur,
Kuq e bardhë, Mu si flutur.
Arsë e dashur Luleyll,
Natën hënë, Ditën diell!
Hi, this is a comment.
To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
Commenter avatars come from Gravatar.