Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ndërhyrë në emisionin “Zonë e Lirë” nëpërmjet një mesazhi mbremjen e djeshme ku ka pasur një pyetje për aktoren Enxhi Cuku e cila ka rolin e protagonistes në filmin, “Internimi”, i cili tregon historinë e dashurisë së ndaluar midis dy të rinjve në kohën e komunizmit.
Pyetja e Manjanit lidhej pikërisht me rolin e saj, se a ishte reale për vetë aktoren.
“Të jep mundësinë të jesh një tjetër personazh, të njohësh një tjetër jetë, Është një tjetër Enxhi, ajo që shihet ne film duhet të jetë reale, pastaj nëse është reale për mua është tjetër gjë”, u shpreh Enxhi. Kujtojmë që në film ka skena dashurie edhe erotike.