Pyetje: Esselamu Alejkum… Ju pershendes dhe Lus All-llahu qe dhe me tua shtoj Diturin. Hoxhe e kam nje Pyetje, pra pyetja eshte per termin Amiin, ska e ka prejardhjen kjo fjale, kur dihet se edhe Krishteret e permendin “Amen”, nese eshte e mundur ndonje gje rreth kesaj fjale. All-llahu punen ta Lehtsofte edhe te Shperblefte me te mirat e Tij.
Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Përshëndetjet më të përzemërta dhe juve e Allahu na e shtoftë të gjithëve dijen se ajo s’ka fund!
AMIN do të thotë: O Zot përgjigju lutjes sime!
Kjo është një fjalë e trashëguar brez pas brezi prej pejgamberëve të Allahut. Ndërsa në lidhje me faktin se kjo është një lutje e dëgjuar nga të krishterët apo hebrenjtë, s’ka asgjë, sepse mes nesh dhe atyre ka shumë gjëra që mund të jenë të ngjashme, sepse origjina e tyre është qiellore, pavarësisht se më vonë në librat e tyre janë futur duart njerëzore e me ardhjen e Islamit ato fe janë abroguar dhe se Zoti s’pranon fe tjetër veç Islamit.
Allahu ju shpërbleftë dhe juve!
Ahmed Kalaja