Përdorimi i barnave për ndalimin e menstruacioneve në Ramazanit:
Gruas i lejohet përdorimi i barnave për ndalimin e menstruacioneve në Ramazan, nëse ekspertët mjekësorë konstatojnë se kjo nuk i bën dëm shëndetit të saj dhe nuk e dëmton mitrën e saj, edhe pse largimi nga ky veprim është më i mirë. Allahu i Lartësuar mos agjërimin në kohën e ciklit e ka bërë lehtësim për të, ndërsa këtë ia ka zëvendësuar duke i caktuar kompensim për ditët e ciklit. Kjo është pjesë e fesë për të.
Mirëpo nëse mjeku konstaton për një femër se përdorimi i barnave për ndalimin e menstruacioneve gjatë muajit Ramazan e dëmton shëndetin e sajë atëherë nuk i lejohet një gjë e tillë. Ajo agjëron ato ditë në të cilat është e pastër ndërsa ditën në të cilat ka qen me menstruacione i kompenson pas muajit Ramazan.
Allahu e di më së miri