Hixhamja, apo nxjerrja e gjakut me kupa, ka qenë prej gjërave që e prishnin agjërimin, por më pas kjo u abrogua, pasi është vërtetuar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm.
Siç është transmetuar nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se “i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm.” (Transmeton Buhariu (4/155). Shih gjithashtu: “Nasih el Hadith ve mensuhihi” (334-338), të Ibën Shahinit).
Atëherë nëse kemi nevojë që të bëjmë hixhame në muajin e Ramazanit mund ta bëjmë atë pasi që një gjë e tillë është e lejuar, por ata të cilët kanë në dijeni për vetët e tyre se mund të ligështohen për shkak bërjes së hixhames deri në atë masë sa që detyrohen që ta prishin agjërimin, mos ta bëjnë një gjë të tillë gjatë ditës përderisa janë duke agjëruar.
Allahu e di më së miri