Pyetje: Jam në shkollë të mesme e duhet të falem, por nuk më premton koha që ta bëj. Për t’i fal kaza krejt kohët janë shumë, si mund të veproj? Xhezakallahu hajren! Amin!
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Amin, ue ijakum! Allahu ta lehtësoftë!
“Kush i frikësohet Allahut Ai ia lehtëson çdo gjë” dhe i jep rrugëzgjidhje për çdo vështirësi.
Motër e nderuar, besoj se mes orëve të mësimit ka 5 ose 10 minuta pushim, në atë kohë fale namazin. Koordinohu me motrat e tjera dhe mundohu të jesh me abdes, nëse frikësohesh se të del koha e namazit. Merr tejemum në ndonjë rast të rrallë provimi apo seminaresh të gjata edhe i bashkon. Allahu e di më së mirë.