Hurmat janë një ushqim shumë i shëndetshëm edhe për fëmijët tuaj. Ato janë të pasura me elementë të ndryshëm që ndihmojnë në zhvillimin e fëmijës, kanë vlera nëse fëmija ka temperaturë, nëse ka probleme me sistemin gastro-intestinal etj.

Le të shohim më gjërësisht se cilat do të ishin vlerat e hurmave për fëmijën tuaj.

Janë të pasura me vitamina dhe minerale si magnezi dhe kalciumi, shumë të rëndësishëm për shëndetin e kockave. Gjithashtu përmbajnë edhe kalium që është i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijës.

Mbrojnë mëlçinë e fëmijës. Duke qënë se infeksionet bakteriale dhe virale mund të prekin këtë organ (për shembull verdhëza e cila nuk prek vetëm bebet) janë të shpeshta tek fëmijët, hurmat të veprojnë më së miri si mbrojtëse të saj.

Është një ushqyes shumë i mirë kur fëmija ka temperaturë. Nëse do të shtrydhen në qumësht (formë smoothie) do të ndihmojnë shumë gjatë kohës që fëmija është me temperaturë. Rikuperimi do të jetë më i shpejtë.

Ndihmojnë në përmirësimin e problemeve intestinale. Largojnë parazitët nga organizmi dhe rregullojnë florën bakteriale të zorrëve.

Ndihmojnë edhe në rikuperimin nga dizanteria. Ky është një ifeksion bakterial që mund të prekë organizmin e fëmijës dhe pureja e hurmave do të veprojë mjaft mirë.

Veprojnë edhe kundër reflukseve që fëmija mund të ketë edhe pse tashmë në moshë më të rritur.

Forcojnë dhëmbët e fëmijës. Në momentin që bebi juaj ka dhëmbë dhe mundet të përtypë hurmat, duhet të lejoni të ushqehet me to pasi dhëmbët e tij do të jenë më të shëndetshëm.

Ato mund të futen në dietën e fëmijës nga muaji i 6 dhe nuk duhet të zihen pasi humbin vlerat ushqyese. Do të ishte mirë t’i përzienit bashkë me frutat e tjera për të bërë pure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *