Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kryerja e umres është fshirje e gjynaheve të bëra ndërmjet saj dhe asaj të kryer më parë, ndërsa shpërblimi i haxhit mebrnr është vetëm Xheneti.” (1773)
Kur Urva e pyeti Ibn Umerin r.a. se sa herë ka bërë umre Pejgamberi a.s., ai tha: “Katër herë dhe njëra prej tyre ka qenë në muajin Rexheb.” Ai pyeti edhe Aishen r.a.: “O nënë! A nuk e dëgjon se ç’thotë Ebu Abdurr- Rrahmani?” Ajo pyeti: “Çfarë thotë?” Urva tha:
“Ai thotë se i Dërguari i Allahut a.s. ka bërë katër herë umre dhe njëra prej tyre ka qenë në muajin Rexheb.” Aishja r.a. tha: “Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurr-Rrahmanin! Sa herë që Pejgamberi a.s. ka bërë umre, ai gjithnjë ka qenë me të, por ai (a.s.) asnjëherë nuk ka bërë umre në muajin Rexheb.” (1775,1776)
Katadeh tregon: “Një herë e pyeta Enesin r.a.: “Sa herë ka bërë umre Pejgamberi a.s.?” Enesi niu përgjigj: “Katër herë: umre e Hudejbijes në Dhul-Ka’da kur paganët e ndaluan atë; umre një vit më vonë, në Dhul-Ka’da.
Pas lidhjes së paqes me ta; umre nga Xhirana, ku ai shpërndau plaçkën e luftës (Më duket se nënkuptonte plaçkën nga lufta e Hunejnit) dhe umre bashkë me Haxhin e Lamtumirës.” E pyeta: “Po haxh, sa herë ka bërë?” Enesi r.a. tha se Pejgamberi a.s. ka bërë haxh vetëm një herë.” (1778)