Ekzistojnë tri lloje të durimit:
1 – Durimi në ibadet ndaj Allahut.
2 – Durimi për t’iu shmangur ndalesave të Allahut.
3 – Durimi në caktimet e dhimbshme të Allahut.
Të tre llojet bashkohen në agjërimin. Në agjërim është durimi në ibadet ndaj Allahut, durimi për të qëndruar larg epsheve që Allahu ia ka ndaluar agjëruesit dhe durimi në dhimbjen e urisë, etjes dhe dobësisë së trupit. Kjo dhimbje që është rezultat i ibadeteve për të cilat shpërblehet agjëruesi. Në mënyrë të ngjashme, Allahu ka thënë në lidhje me ata që luftojnë në rrugën e Tij:
“Kjo është kështu, sepse ata që janë në rrugën e Allahut, sa herë që t’i godasë etja, lodhja e uria dhe sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t’i zemërojnë mohuesit apo t’i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin punëmirëve.” 9:120
Ibn Khuzejmeh transmetoi në Sahihun e tij nga Selmani i cili tregoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me përsosmërinë e Ramazanit:
”Ai është muaji i durimit, dhe durimi shpërblehet me xhenet.”
Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 298