Pyetje: Si të veproj kur për mbulesën kam pengesa nga burri?
Përgjigje: Nuk i lejohet bashkëshortit tënd që të pengojë për vendosjen e mbulesës islame (hixhabit). Allahu e ka bërë detyrim atë për çdo muslimane të rritur kur thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab, 59)
Nuk lejohet që t’i bindesh burrit në një veprim që kundërshton Allahun, sepse nuk ka bindje ndaj krijesës kur kjo bindje kundërshton Krijuesin. Profeti (alejhi slatu ue selam) ka thënë: “Nuk ka bindje kur ajo përmban gjynah, vërtet që bindja është në vepra të mira.” (Buhariu dhe Muslimi)
Mundohu që ta këshillosh bashkëshortin tënd me fjalë të mira dhe urtësi për rëndësinë e hixhabit dhe se ai është një urdhër direkt nga Krijuesi i gjithësisë, që me lejen e Allahut të jesh shkak që edhe Ai të udhëzohet në rrugën e drejtë.
Gjithashtu, mundohu që të gjesh dikë që ta këshillojë burrin tënd që mendon e se ia dëgjon fjalën.
Po kështu, nëse burri yt shkon në xhami, mund t’ia tregosh problemin tënd imamit të xhamisë që të flasë për obligimin e mbulesës islame dhe rrezikun e atyre që nuk e vënë atë apo përgjegjësve të grave që nuk i lejojnë gratë e tyre për t’u mbuluar.
Mos harro të bësh dua, sidomos në kohët kur pranohet duaja, siç është: orën e fundit të ditës së xhuma, pjesën e tretë të natës, mes ezanit dhe ikametit, etj., që Allahu t’ia hapë kraharorin burrit tënd për të pranuar urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të tij.
Përpiqu që t’i përdorësh të gjitha mënyrat ato që u përmendën dhe ato që nuk u përmendën me qëllim që të arrish ta bindësh burrin tënd se ti duhet ta vendosësh mbulesën islame me çdo kusht.
Së fundi, nëse asnjë formë nuk bën dobi për ta bindur burrin, atëherë duhet që ta vendosësh mbulesën islame dhe të durosh për këtë edhe pse mund të të ofendojë, të të dëmtojë burri yt.
I lutemi Allahut ta kthejë burrin në rrugën e drejtë, me të vërtetë se Ai është që Dëgjon lutjet e besimtarit dhe është Udhëzuesi më i mirë në rrugën e drejtë. Amin!
Irfan Tota