Pyetje: Me çfarë është e pëlqyeshme të çelet iftari?

Përgjigje: Nga Enes ibën Malik transmetohet se ka thënë:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë:

“Kush ka mundësi të gjej hurma (arabe), le ta çelë iftarin me to. Ai që nuk mundet, le ta çelë me ujë, se vërtet uji është pastrues.”

“Ramazani është një nga pesë shtyllat e Islamit. Kjo shumë lehtë mund të shpjegohet në këtë mënyrë. Sipas kuptimit metaforik, agjërimi është ‘varfëri e detyruar’, të cilën e përshkruan Islami me qëllim për të vendosur barazinë mes njerëzve duke refuzuar ushqim, pije dhe kënaqësi trupore. Profeti salallahu alejhi ue selem, në një nga hadithet ka sqaruar vlerat e Ramazanit:

‘Ai hap dyert e qiellit, ai mbyll dyert e Xhehenemit (Ferit), ai vë në pranga djallin, ai ka natë më të mirë se një mijë muaj’, duke dashur të inkurajojë besimtarët që të bëjnë vepra të mira dhe të shfrytëzojnë të mirta dhe vlerat e Ramazanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *