Pyetje: Tek QTU (Qendra Tregtare Univers) ne Tirane jepen me oferte artikuj te ndryshem Televizor, Lavatrice, etj. Po ta blesh me leke ne dore kane nje çmim fiks (400 Euro p.sh), ndersa po ta pagush me keste 40 euro ne muaj cmimi i shkon me shume se 400 Euro. A na lejohet qe te blejme ne kete menyre? Allahu ju shperblefte! Selamu Alejkum!
Pergjigje: Alejkum selam!
Sipas shume dijetareve blerja e nje malli me keste me nje çmim me te larte sesa blerja e tij me para cash ne dore eshte e lejuar dhe nuk hyne tek kamata e ndaluar.
Rritja e çmimit behet per efekt te kohes me te gjate qe duhet te paguash per mallin dhe kjo lejohet, ne dallim kur keto para jane borxh dhe nuk eshte blere asnje mall.
Shitja me keste lejohet me kusht qe ky çmimim i shtuar te jete fikspra te mos rritet ne progresion nese zgjatet edhe koha e pageses me keste.
Allahu e di me se miri.
Justinian Topulli