Përmendim vetëm disa prej shumë sëmundjeve kundër të cilave shfrytëzohet ky ilaç mrekullibërës: aknet, alergjitë dhe astma, fryerja e barkut, celuliti, rrufa, dhembjet në nyje, mungesë e koncetrimit, gurëzit në veshka, impotenca e pjesërishme, format e rënda të shterpësisë, gingiviti, . .
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Fara e zezë përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” (Hadithi është sahih dhe e shënojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve)
FARA E ZEZË (QIMONI, KOKRRA E KIMIT TË ZI, ar. Habbetu es-sevda, lat. Nigella sativa)
Fara e zezë në mbështjellësin e saj përkujton në mbështjellësin e hashashit, përmban kokërrza të zeza të cilat pas korrjes thahen. Nga kjo farë me filtrim të ftohtë fitohet vaji i cili është i pasur me acide të pangopura yndyrore. Këto aminoacide janë esenciale (me rëndësi jetësore), andaj me ushqim është e nevojshme të futen në organizëm.
Sot, fara e zezë kultivohet kryesisht në Siri, Irak, Egjipt, Amerikë, Indi, Pakistan, Iran, Greqi, Qipro, meqë më së miri ka sukses në territoret me diell.
HISTORIA
Fara e zezë egjiptiane “el-bereka” është njëra prej bimëve më të hershme të kultivuara të njerëzimit. Por, kohëve të fundit kjo bimë është zbuluar rishtazi nga ana e mjekëve të mjekësisë alternative, imunologëve si dhe ndërmarrjeve të ndryshme farmaceutike.
Karakteristikat e vlefshme të farës së zezë janë të njohura që moti dhe është vlerësuar në shumë kultura përgjatë rruzullit tokësor.
Fara e zezë (lat. Nigella sativa) përmendet edhe në Bibël me titull kimi i zi. Edhepse nuk i takon të njëjtës familje të bimëve e me këtë emërtimi është i gabuar, ai edhe sot përdoret në territoret folëse gjermane, ku për çarragat (fjalë me prejardhje turke) përdoret shprehja Schwarz kummel – kimi i zi. Kjo farë qysh në kohë të lashta është përdorur gjatë përgatitjes së ushqimit.
Dobinë e kësaj bime e ka përshkruar edhe Muhammedi s.a.v.s. me fjalët:
“Fara e zezë përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përpos vdekjes.” Ky hadith i Pejgamberit s.a.v.s. (i transmetuar ngaa Ebu Hurejre r.a. në transmetim është sahih që shënojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve) është meritor për popullaritetin e madh të farës së zezë në botën islame të cilën e quajnë edhe farë e bekuar. Shkenca bashkëkohore sot e ka vërtetuar vërtetësinë e këtij hadithi.
Edhe para Muhammedit s.a.v.s. mjekët e faraonëve e kanë përdorur vajin dhe kremin e farës së zezë te sëmundjet e sistemit tretës. Është përdorur edhe në kozmetikë, Nofreteti dhe Kleopatra e kanë bërë masazh trupin me vajin e farës së zezë dhe e kanë shfrytëzuar gjatë larjes. Përveç kësaj, në Lindje fara e zezë me mijëra vjet është përdorur për shërimin e alergjive dhe inflamimeve. Më se shpeshti është përdorur te astma, bronhitisi dhe neurodermitisi.
Në Greqinë antike, fara e zezë ka qenë e njohur si mjet për sforcim gjatë dobësisë fizike e psikike të sëmurit. Tek ne gjatë është përdorur tinktura e vajit të farës së zezë për shërimin e fryerjes, sëmundjeve të lukthit, mushkërive, mëlçisë, e më shumë. Vetëm nëpërmes mjekësisë moderne high-tech, vaji i farës së zezë bie në harresë.
Në Evropë kjo bimë arrin popullaritet të madh në shekullin e mesëm, pas daljes së përmbledhjes së filozofit dhe mjekut Ibn Sina në vitin 1031 (i njohur me emrin e latinizuar Avicenna) me titull “Libri për shërimin e shpirtit”.
Pjesa mjekësore e përmbledhjes “Canon medicinae” ka qenë për shekullin e njëmbëdhjetë me rëndësi si shkencë, dhe është shfrytëzuar si libri më i rëndësishëm në fakultetet e mjekësisë së Evropës për pesë shekuj. Ibn Sinai, në mes tjerash përshkruan veprimin e jashtëzakonshëm të farës së zezë për ruajtjen e shëndetit.
Përveç kësaj, libri përmban shumë këshilla dhe receta, të cilat mjekët egjiptas edhe sot u rekomandojnë pacientëve të tyre.
ILAÇI MREKULLIBËRËS – VAJI I FARËS SË ZEZË
Në shekullin e kaluar, shkencëtarët amerikan dhe arab të instituteve hulumtuese me renome (në mes tjerash edhe në Qendrën për hulumtime kundër kancerit “Hilton Head Island” në South Caroline) filluan me ndihmën e metodave moderne, duke analizuar këtë bimë të bekuar. Kanë ardhur deri te rezultatet vijuese:
– Fara e zezë përmban më shumë se njëqind përbërës (substanca biologjike aktive, omega 3 acide yndyrore të pangopura, vitaminë B, B2, B6, C, E, nigellon, nigellinë, timokinon, saponinë, beta-sitosterinë, etj.) të cilët ndikojnë pozitivisht në shëndet, ndihmojnë tretjen dhe punën e zorrëve;
– Substancat në ekstraktin e farës së zezë forcojnë sistemin imunologjik në luftë kundër sëmundjeve tumorale;
– Vaji i farës së zezë vepron kundër bakterieve dhe sëmundjeve këpurdhore;
– Vaji i farës së zezë ka efekt të zvogëlimit të sheqerit të tepërt në gjak;
– Gjatë përdorimit afatgjatë vaji i farës së zezë forcon sistemin imunologjik.
Përveç kësaj, kanë zbuluar që ekstrakti i farës së zezë i aplikuar në sasi të mëdha shkakton sa vijon:
– Stimulimin e qelizave të palcës eshtërore (rritje për 250%);
– Rritja e produksionit të qelizave T – “ndihmuese” dhe qelizave B – “prodhues të antitrupave” në sistemin imunologjik;
– Rritjen e produksionit të interferonit (proteinë që ka rëndësi të madhe për sitemin imunologjik);
– Parapengimi i shumëzimit të qelizave kancerogjene (50% ngadalësim të zhvillimit);
Një institut tjetër hulumtues “Cancer Imuno-Biology Laboratory”, pavarësisht nga këto rezulatete, duke eksperimentuar në kafshë, poashtu ka konstatuar që fara e zezë ngadalëson zhvillimin e qelizave të kancerit.
Acidet e pangopura yndyrore që përmban fara e zezë nevojiten si materie ndërtuese të hormoneve të indeve. Ato nxisin shkëmbimin e materieve dhe tretjen. Përveç kësaj, rregullojnë kolesterolin dhe mundësojnë shkëmbimin e shëndoshë të materieve. Kështu për lëkurë dhe flokë kanë rëndësi të madhe.
Hulumtimet e deritanishme kanë treguar që fara e zezë nuk vepron direkt në organe të veçanta, por vepron në tërë organizmin nëpërmes sistemit imunologjik (forcim/ revitalizim) dhe si pastrues nëpërmes zorrës së trashë, kështu që dobia është e shumëfishtë.
Studimet në klinikën universitare të fëmijëve në Mainz kanë treguar që fara e zezë përmban Gamma-acidin linoleik i cili ka efekt antiastmatik, ngase parapengon reaksionin alergjik.
Stresi i rritur, konsumimi i mjeteve për kënaqësi, me lëvizje të pakta, ushqimi i gabuar, shkatërron sistemin imunologjik. Hulumtimet moderne imunologjike vërtetojnë që përdorimi i rregullt i vajit të farës së zezë vepron si parapengues kundër sëmundjeve shoqërore sikur që janë disa lloje të kancerit, arteriosklerozës, sëmundjeve reumatike, kataraktës së syrit.
Përdorimi konsekuent afatgjatë i përdorimit të vajit të farës së zezë përmirëson simptomat e ndryshme alergologjike në 90% rasteve. Përpos kësaj, përmirëson efektet imunologjike, ndihmon te alergjitë në polen dhe pluhur, te neurodermitisi, astma, infeksionet dhe sëmundjet tjera.
Vaji i farës së zezë mund të shfrytëzohet si shtesë në ushqim deri në 3 gram në ditë (për persona të shëndoshë, ndërsa gjatë shërimit sipas udhëzimeve për dozim), është mendim i dr. Schleicherit nga Departamenti i Imunologjisë në Mynhen.
Fara e zezë dhe mjalti me shekuj me sukses përdoren si mjete shëruese dhe me siguri veprimi i tyre nuk është tejkaluar as në shekullin 21, që vërtetojnë edhe hulumtimet moderne.
Është me rëndësi të dimë që veprimi i plotë i veprimit të farës së zezë arrihet vetëm pas 8 deri në 12 javë të konsumimit të rregullt, thekson eksperti i imunologjisë, dr. Schleicher.