Më në fund, bota e modernizuar filloi në këtë shekull të mendojë edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara pas shkeljes së të drejtës së tyre me pretekstin se prej tyre nuk ka ndonjë dobi për shoqërinë.

Organizata Punëtore Ndërkombëtare (International Labour Organization) në raportin e vitit 2000 ka llogaritur se shifra e personave me aftësi të kufizuara në botë arrin 610 milionëshin. Ndërsa sipas Bankës Ndërkombëtare, ky grup njerëzish përbejnë 15 % e çdo vendi në botë.

Personat me aftësi të kufizuara në të kaluarën

Nëse do ta bënim një shëtitje të shkurtër në historinë e përëndimit me këtë shtresë njerëzish do të gjenim se shoqëritë e vjetra evropiane, si f.v. ajo romake dhe spartane, kanë anashkaluar dhe diskriminuar qartë këtë kategori njerëzish.

Krahas anashkalimit, ata bënin mbytjen e fëmijëve me të meta, dhe tërë këtë si shkak i bindjeve të kota dhe besëtytnive që kishin zënë vend në zemrat e tyre. Besonin se njerëzit me të meta mentale janë persona të mbizotëruar nga djajtë dhe shpirtrat e ligj, besime këto që u përvetësuan edhe nga filozofët dhe dijetarët përëndimore.

Ligjet e Lukourgut spartan dhe Solonit athinas lejonin zhdukjen e atyre që të metat i pengonin nga puna dhe lufta. Filozofi i njohur Platoni kishte shpallur se personat me aftësi të kufizuara janë shtresë e ndyrë e shoqërisë të cilët sa përbejnë një barrë për të po aq edhe i japin edhe imazh të keq asaj. Herbert Spenser, filozof anglez, kishte kërkuar nga shoqëria ndalimin e ndihmave dhe benificioneve të ndryshme me arsye se ata paraqesin vetëm barrë për shoqërinë.

Ndërsa arabët, edhe pse mbytnin vajzat nga frika e turpi, megjithatë në raport me këtë kategori njerëzish ishin pak më të butë edhe pse nuk preferonin që të hanë bashkë me ta në një tryezë.

Në kohën kur bota dyndej ndërmjet teorive që thërrisnin për zhdukjen e personave me të meta mentale dhe teorive që ftonin në shfrytëzimin e tyre në punë të rënda, deshi Zoti e lindi teoria në lindje e përëndim për përkujdesjen e plotë për personat me aftësi të kufizuara.

Edukatori i njerëzimit, Muhammedi, paqja dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qofshin mbi të, padyshim se qe një themelues i parë i kësaj përkujdesjeje institucionale.

Përkujdesja profetike për personat me aftësi të kufizuara

Enesi transmeton se një grua kishte të meta mentale. “O i dërguari i Allahut! Unë kam nevojë për ty diç? Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: “Oj nëna e filanit! Shiko cilën anë të duash të rrugës (ngase çështja ishte intime) e unë vij për kërkesën tënde. Pejgamberi, alejhi’s selam qëndroi me të në një qoshe të rrugës derisa e kreu çka pati me të”.

Kjo padyshim se flet për modestinë, durimin dhe butësinë e Muhammedit, alejhi’s selam për përmbushjen e kërkesave të personave me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht flet edhe për obligimin e udhëheqësit për përkujdesje ndaj kësaj kategorie njerëzish duke përfshirë të gjitha aspektet e jetës: shëndetësor e shoqëror, ekonomik e psikik, etj.

Aspekte të kësaj përkujdesjeje:

  • Shërimi dhe përkujdesja mjekësore për ta.
  • Përgatitja arsimore e tyre aq sa premtojnë mundësitë dhe niveli i tyre mental.
  • Punësimi i personave të cilët përkujdesen vetëm për këtë kategori njerëzish.

Këtë program profetik, Halifeja i drejtë, Omer b. Abdu’l Aziz e kishte zbatuar në praktikë dhe si rezultat pati nxjerrë një dekret për të gjitha vilajetet:“Borxhet e të verbrit, sakatit, të paralizuarit pjesërisht (hemiplegia) dhe atij që ka sëmundje kronike që e pengon nga namazi, m’i sillni mua. Përfaqësuesit e tij ia dërguan”.

Kishte urdhëruar që çdo i verbër ta kishte një mbikëqyrës që do të ecte me të dhe do të kujdesej për të ndërsa për çdo dy të sëmurë kronikisht caktoi një shërbëtor që iu shërben dhe kujdeset për ta.

Këtë rrugë e trasoi edhe halifi emevit el-Velid b. Abdu’l Melik, i cili qe ideatori i themelimit të instituteve apo qendrave për përkujdesjen e personave me aftësi të kufizuara. Kështu, në vitin 707 (88 m.) e themeloi një shoqatë speciale për përkujdesjen e tyre ku punësoi mjekë dhe shërbëtorë me paga mujore vetëm e vetëm për mbikëqyrje dhe përkujdesje ndaj kësaj kategorie të shoqërisë duke i urdhëruar “Mos kërkoni nga njerëzit “ (shpërblim ngase unë iu paguaj). Po kështu punësoi kujdestar për çdo sakat, të paralizuar dhe të verbër.

Përparësia e tyre në përkujdesje

Islami jo vetëm që ka aprovuar përkujdesjen e plotë për këtë kategori të shoqërisë, por edhe iu ka dhënë përparësi përmbushjes së kërkesave të tyre ndaj kërkesave të pjesës tjetër shoqërisë -të shëndoshëve. Pejgamberi, alejhi’s selam i qe mrrolur([4]) një muslimani të verbër, Abdullah b. Ummi Mektumit, i cili qe ardhur ta pyeste për një çështje fetare.

Meqë ishte duke ndenje me disa nga elita udhëheqëse e popullit, të cilët mundohej t’i kthente në Islam dhe edhe pse ai nuk e pa këtë vrenjtje të fytyrës së Pejgamberit, alejhi’s selam, megjithatë Allahu i Madhëruar e qortoi duke i thënë: “Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.

2. Ngase atij i erdhi i verbëri. 3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. 4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi! 5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *