Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak minuta më parë. Një vajzë e re është hedhur nga kati i tetë i një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Policia dhe një ambulancë ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende motivet. Në vend janë mbledhur njerëz të shumtë dhe dëshmitarë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:13, në zonën e Astirit shtetasja U. Q., 31 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *