Emër i Allahut quhet çdo emër me të cilin e Allahut e ka emërtuar veten e Tij në Kur’an ose në hadith të vërtetë. Emrat e Allahut përmbajnë lavdërim të plotë për Allahun. E nëse një emër përmban në veten e tij mangësi në ndonjë aspekt, atëherë ai nuk mund të quhet emër i Allahut.

Emrat e Allahut ia shtojnë njeriut njohjen dhe diturinë ndaj Tij, frikën dhe dashurinë ndaj Tij dhe luajnë rol të rëndësishëm në besimin e njeriut. Kur e di njeriu që Allahu është Rahman (I Mëshirshëm, mëshira e të Cilit ka mbuluar çdo gjë).

Gafur (Falës ndaj mëkateve të shumta të njerëzve), Shafi (Shërues, i Cili i shëron të sëmurit), e kështu me radhë, patjetër që kjo njohje ia shton atij bindjen dhe dashurinë ndaj Allahut.

Emrat e Allahut janë përmendur në Kur’an dhe Sunet. Thotë Allahu (azzevexhel): “Allahut i takojnë emrat e bukur, andaj luteni Atë me ata (emra) e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre”. (El-A’raf/180)

Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *