Vendosja e sheqerit në çaj nuk ia shton shijen kësaj të fundit, thonë shkencëtarët.
Hulumtuesit i kërkuan një grupi pjesëmarrësish të mos ta vendosnin sheqerin në çaj dhe zbuluan se ishin të ngjashme me çajrat pa sheqer, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët botëror të shëndetësisë nuk rekomandojnë më shumë se shtatë lugë sheqer në ditë.
Studiuesit, nga Kolegji Universitar i Londrës dhe Universiteti i Leeds, thanë se kalimi në çaj pa sheqer mund të përmirësojë dietën njerëzve.
“Reduktimi i konsumit të sheqerit nga pija në fjalë, mund të ndihmojë reduktimin e konsumimit të përgjithshëm të tij”, thuhej në studim.
Gjetjet, të cilat janë rishikuar nga zyrtarët e konferencës, u prezantuan në Kongresin Evropian mbi Obezitetin në Glasgow të Skocisë.
Autorët thanë se nevojitej eksperimente më të mëdha për të konfirmuar gjetjet.