Padyshim që ajo është ndër figurat më të dashura në botën e showbizit shqiptar.Po flasim për moderatoren bukuroshe Florjana Garo, e cila edhe pse ka bërë një shkëputje nga televizioni ajo vazhdon të jetë kryetema e mediave rozë.
Sic e dimë prej muajsh Florjana jeton në Zvicër me familjen, ndërsa së fundmi është bërë nënë e një vajze.Në një intervistë në KafeIN, moderatorja është shprehur se nuk është aq rehat siç duket nëpër intervista, kjo për shkak të mospërshtatjes me kulturën dhe njerëzit atje. Ajo u shpreh gjithashtu se duhet shumë guxim dhe vendosmëri për sfidat e përditshme të jetës.Sa i përket jetës bashkëshortore ajo tha se ishte shumë e lumtur dhe se babai i vajzës është jurist dhe jo personazh publik.