Portali Veriu.info, mbrëmë ka raportuar se një 24-vjeçar vdiq pasi rreth orës 23:00 u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.Sipas burimeve të policisë, i dyshuari mendohet se është nga Shqipëria, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.Zyrtari për informim në Drejtorinë rajonale të policisë, Avni Zahiti, i ka thënë portalit Veriu.info se ky rast është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë derisa të sqarohen rrethanat e vdekjes .
Për të thuhet se ka banuar pikërisht në ndërtesen ku edhe gjeti vdekjen.
Juristi Durim Berisha ka treguar se çka përmban lënda përmes secilës Arban Abrashi, ish kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës, e dërgoi në Kushtetuese Shpend Ahmetin, që fitoi në zgjedhje.Pjesa e parë ka të bëjë më dështimin e Gjykatës Supreme për të mbrojt të drejtat e parashtruesve të kësaj kërkese. Shkelja e nenit 54 ka ndodh në dy faza. Në fazën e parë kur është anuluar vendimi për rinumërim të PZAP. E kjo është bërë duke interpretuar dhe përkufizuar Kushtetutën sipas ligjit, që është një prej rregullave të kundër-kushtetutshmërisë”, shpjegoi Berisha.Nëse i merrni vendimet e PZAP dhe Supremes nuk e trajtojnë asnjërin prej vendimeve kushtetuese të parashtruesve. Dështimi për t’u dhënë përgjigje pretendimeve kushtetuese është shkelje e nenit 54 dhe kjo ka rezultuar me shkeljen e të drejtave zgjedhore”, vazhdoi ai.Kërkesa në lëndën e LDK-së dhe Arban Abrashi dërguar në Kushtetuese parasheh rrëzimin e kryetarit, Shpend Ahmeti dhe përsëritjen e procesit të balotazhit.