Krimet e pasionit nuk janë të padëgjuara, por krimet e çifteve ndaj fëmijëve të vegjël në çdo lloj rrethane ngelen rrëqethëse. Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës një gjykatë franceze dha dënimin për një krim të tillë.

Nëna dhe i ish-i dashuri i saj, masakruan me grushte e shkelma një 5 vjeçare të quajtur Fiona. Sot 5 vite pas krimit, trupi i vogëlushes së rrahur për vdekje nuk është gjetur akoma. Gjykata e Apelit i dënoi të dy me nga 20 vjet heqje lirie, ndërkohë që për të pandehurit Sesil Burgon dhe Berkan Makluf ishte kërkuar 30 vite burg.

Për gjykatësin kryesor të çështjes:

Gënjeshtrat, kontradiktat, heshtjet, mospërputhjet, ndryshueshmëria nuk bënë të mundur kapjen e kontekstit të saktë të vdekjes. Edhe nëse nuk kanë gënjyer, ata nuk kanë thënë gjithçka.”
Edhe për anëtarët e jurisë së procesit, të cilat në këtë rast ishin zgjedhur që të ishin të gjitha femra, ish-çifti nuk po i tregon të gjitha, përsa kohë pranon vrasjen, por nuk tregon se ku kanë fshehur trupin.

Sipas tyre dhuna kundër Fionës 5 vjeçare është ushtruar dhunë nga të dy ish-partnerët. Ata e kanë goditur mbrëmjen mes 11 dhe 12 majit të 20013 në kokë në kohë dhe vende të ndryshme vogëlushën, e cila disa orë pas dhunës dyshohet se ka gjetur vdekjen në gjumë.

Çifti reciprokisht akuzon njëri-tjetrin se pak orë para vrasjes kanë qëlluar me shkelma në kokë, vogëlushen që përshkruhet si një fëmijë reklamash për nga bukuria me sytë blu dhe flokët e verdha kaçurela dhe si një tip shumë social, një llafazane e vogël e këndshme, e cila e kishte pranuar edhe e thërriste “baba” të dashurin e nënës së saj.

Fillimisht pas krimit nëna vrasëse dhe ish-i dashuri i saj deklaruan se vajza mund të ishte rrëmbyer, por pas një fushate të gjatë kërkimesh dhe hetimesh të policisë u arrit në përfundimin se nuk kishte ndodhur asnjë rrëmbim dhe se vdekja e vajzës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të.

Nëna e saj në gjyqin e parë deklaroi:

E gjeta vajzën në pozicionin e fetusit. Pastaj ashtu siç ishte e futa në çantën e lindjes, sepse brenda saj është butë”.
Kështu trupi lakuriq dhe i ngrirë i Fionës bën xhiron e fundit mbi tokë. Në makinë, përkrah çantës ku ishte futur trupi i 5 vjeçares, gjendej në ndenjëse motra e saj dy vjeçare Eva.

Pasi arritën në një vend të izoluar, Berkan Makhluf gërmon “jo shumë të thellë” në tokën e vështirë të Uvernjës, me ndihmën e një lopatë të gjetur në vend dhe e cila nuk vonon t’i thyhet.

Fiona u varros aty, shoqëruar nga një lutje muslimane e recituar në arabisht nga çifti. Pastaj, Sésil Burgon vendosi mbi këtë varr të rastësishëm dy copa druri në formë kryqi. Asnjë arkivol i krishterë, asnjë qefin islam për vajzën e vogël.

“Ajo kishte një varëse,” kujton Berkane Makhlouf.

“Po, ishte shenjë e saj astrologjike, Binjakët”, thotë nëna. Fiona kishte lindur më 3 dhjetor 2007. Ajo ishte e shenjës së Shigjetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *