Një 22-vjeçare ka rrëfyer momentin kur ka mësuar se vuan nga një sëmundje e rëndë. Në një histori rrënqethëse rrëfyer nga vajza tregon se sëmundja nuk e ka mundur dhe ajo po lufton çdo ditë me të me shpresën se një ditë do të shërohet.
“Sinqerisht e kuptoj që një tradhëti është diçka e rëndë që lëndon fort. Por nuk e kuptoni akoma që gjëja më e rëndësishme në këtë botë është shëndeti.
As paraja, as luksi, asgjë nuk vjen para shëndetit. Dhe për të duhet të shqetësohëmi dhe të bëjmë analiza në kohë.
Lexova letrat e natës së tradhëtisë dhe mendova: Ah sikur të kisha unë këtë lloj vuajtje dhe jo këto që po hedh sot.
Jam një 22-vjeçare dhe prej 3 vitesh po luftoj me sëmundjen e tmerrshme. Fle dhe zgjohem me një ide dhe dëshirë në mëndje: Më shëro o Zot.
Sëmundjen e mësova natën kur mora vesh që kisha fituar të drejtën e studimit për në universitet. Natën që do festoja me shoqërinë dhe pritej të isha në qiellin e shtatë. Por po humbisja gjënë më të shtrenjtë, jetën…
Më ra të fikët dhe analizat nxorrën tmerrin në gjakun tim.
Sado jam vajzë e fortë malësore, sërish brenda meje kam frikën se do largohem nga kjo jetë që e dua shumë.
Andaj ju lutem mos e hidhëroni veten për gjëra që i keni në dorë për t’i kaluar, superuar dhe përmirësuar.
Ju uroj shëndet dhe dashuri të gjithëve. Me respekt E”, shkruan ajo.