Policia e Shtetit ka zbuluar dhe sekuestruar 60 kg kanabis. Droga është zbuluar në Kuçovë, dhe për pasojë ka rënë në pranga 58-vjeçari Pëllumb Marra, i dyshuari si poseduesi i lëndës narkotike/
Sipas policisë, të arrestuarit iu gjet sasia e drogës në sera. Po ashtu Marrës i janë gjetur edhe 1 automatik, 2 krëhra dhe 1 pistoletë me ajër.
NJOFTIMI I POLICISË
Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Droga u sekuestrua gjate operacionit “Kozare”, pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Pëllumb Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Salc, Kozare.
Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në serat e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Salc, Kozare i’u gjetën dhe sekuestruan në cilsinë e provës materiale:
Rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 16 pako.
• 1 automatik model 56.
• 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62.
• 1 pistolet me ajër e kalibrit 8mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 i Kodit Penal.