Ka ndërruar jetë 22-vjeçarja, Anxhela Nocka, rasti i të cilës u bë publik dhe shumë qytetarë u solidarizuan duke iu përgjigjur thirrjes së miqve dhe familjarëve të saj për ndihmë monetare. Anxhela Nocka ndërroi jetë në spitalin e Budapestit, ku kurohej për leuçeminë akute që e preku në mënyrë të befasishme në janarin e vitit 2017. Anxhela ishte studente e vitit të katërt për Arkitekturë dhe fushata “Bëje për Anxhin” i mundësoi qëndrimin 1-vjeçar në një qendër të specializuar në Budapest, Hungari. 22-vjeçarja i ishte nënshtruar kimioterapisë dhe të gjithë shpresonin që do ja dilte, por fakteqësisht Anxhi nuk ja doli të vazhdonte ëndrrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *