Një 22-vjeçare është gjetur e pajetë në tarracën e banesës së saj, por vdekja e Molli-t me sa duket ka qenë e paralajmëruar.
Molli Horton ishte nënë e një vajze 3-vjeçare dhe u gjet e vdekur vetëm pak ditë pasi kishte postuar një foto me filtrat e engjëllit sipër të cilës shkruante “Natën e mirë botë, unë po largohem”.
Prej disa ditësh ajo kishte humbur kontaktet me familjarët e miqtë dhe policia thotë se nuk do e trajtojë vdekjen e saj si një rast të dyshimtë, pasi kanë qenë miqtë e Molli-t që kanë telefonuar policinë duke qenë të shqetësuar rreth mirëqenies së 22-vjeçares.
Zyra e Pembrokeshire Coroner konfirmoi se do të hapet një hetim për vdekjen e Molli Horton dhe së shpejti do dalë raporti.
A e paralajmërojnë njerëzit kur duan të vrasin veten?! Shumë e çuditshme…