Për flokë të shëndosha mund të fitoni dy deri në pesë paga mesatare mujore në Kubë. Sa herë që Dalila Hernandez Rodriguez dilte nga shtëpia, prindërit e paralajmëronin që të ketë kujdes për flokët.
Qysh sa ishte e vogël mundoheshin ta bindin që t’i shet flokët, por ajo vazhdimisht i refuzonte të gjithë personat që i afroheshin.

Por, kur iu rritën flokët në atë masë që mund të ulej mbi ato, prindërit e saj filluan të brengosen shumë për të. Në Havana të Kubës qarkullonin thashetheme për disa persona që vidhnin flokë.

Kjo histori e detyroi atë që të shkoj në një sallon ondulimi dhe t’i dhurojë flokët. Ata për flokë i dhanë 140 dollarë, që i bie sa 5 paga në Kubë. Në këtë sallon të ondulimit i kaloi tri orë duke i prerë flokët. Ndërsa, frizeri befasohej me faktin që ajo kurrë nuk i kishte lyer.

By topalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *