Të gjithë mendojmë se nëse një baba do të kishte gjetur vajzën e tij adoleshente lakuriq me një djalë, sot do të ishim duke shkruar lajmin për krimin e kobshëm, se si babai mund t’i kishte vrarë të dy.
Por është e pabesueshme se si një prind e ka menaxhuar një situatë të tillë.

“Reddit” ka postuar letrën e një prindi që rrëfen momentin kur pa të bijën 17 vjeç, lakuriq pranë një djali komplet të panjohur. Ajo që ndodhi më pas do t’ju lërë pa fjalë, shkruan Xing.al.

“Një mëngjes zbrita shkallët dhe pashë një skenë ekzaktësisht të tillë: vajza ime 17-vjeçare me një djalë të ri duke fjetur në divan pas një nate ‘të lodhshme’. Bëra mëngjesin qetësisht dhe i thashë gruas dhe fëmijëve të mos bënin zhurmë sepse të tjerët po flinin. Tavolina jonë e ngrënies është nga ana tjetër e dhomës, 6 metra nga divani. Të gjithë u ulëm ta hamë dhe unë thirra ‘Hej shoku’. Nuk kisha parë kurrë njeri të çohej aq shpejt.
I thashë ‘Mëngjesi është gati’ me një zë sikur do ja merrja shpirtin. I bëra gati karrigen pranë meje dhe i thashë të ulej. Familja ime kishte rënë në qetësi duke parë pjatat. Duhet të ketë qenë e vështirë për të që të ecte 6 metra lakuriq duke fshehur ‘mikun’ e tij. Pasi veshi rrobat, u ul në tavolinë. Ishte shumë nervoz. Dukej miqësor, pa shkollë, por jo budalla. Kishte diçka të çuditshme tek ai. Vajza më siguroi që ishte një djalë shumë i mirë. Ajo e njihte prej 1 muaji.

Pas atij mëngjesi, ai erdhi çdo ditë, por nuk qëndroi asnjë natë. Çdo mëngjes vinte dhe e merrte me biçikletë vajzën time. E çonte në shkollë dhe e sillte në shtëpi. Sigurohej që ajo i kishte bërë detyrat dhe kishte shumë durim edhe kur vajza bëhej me nerva. Ai nuk kishte familje, as shkollë, as një punë të qëndrueshme. Vajza e adhuronte dhe ai e adhuronte vajzën. Kush isha unë që ta ndaloja vajzën të mësonte nga gabimet e saj?
Pas 8 muajsh djali erdhi tek unë pasi kishte pyetur për atë dhe më tregon se ai ishte pa shtëpi, babai kishte vrarë veten kurse mamaja ishte larguar pas asaj ngjarje. Ata kishin jetuar në një makinë rulot. Kishte qenë 15 vjeç në atë kohë dhe për 3 vite kishte jetuar rrugëve duke fjetur në park, tek miqtë apo në ndonjë hotel të lirë. Tani punonte në ndërtim. Ai është një djalë i pashëm dhe vajza ime 17-vjeçare… epo hormonet bëjnë të vetën. Ndërsa unë kisha njohur një 19-vjeçar të sjellshëm, të buzëqeshur, të kujdesshëm, që ma bënte vajzën të lumtur.

Na mungonte kur nuk vinte. Djali im ishte bërë mik me të. Vajza ime tjetër ka krijuar besim tek ai dhe gruaja ime e do si fëmijët tanë. Unë shqetësohem ndonjëherë për të. Dua të jetë i lumtur. I tregova gruas dhe fëmijëve çfarë mësova nga ai. Ata qanë. Isha i zhgënjyer nga vajza ime. Ajo e dinte që ai ishte pa shtëpi dhe natën e linte të shkonte, ku?

Ditën tjetër i dhashë atij çelësin e shtëpisë dhe i thashë se e pres çdo ditë të vijë në shtëpi. Gjatë javëve në vazhdim rregulluam një dhomë dhe blemë mobiljet. Kjo ndodhi në vitin 2000. Tani, 15 vite më vonë, ai dhe vajza ime kanë biznese dhe na kanë lumturuar me 3 fëmijë.”

By topalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *