Mos e lejoni veten të gënjeheni nga një dashuri jo e sinqertë. E vërteta është se përgjatë gjithë jetës sonë, dashurohemi tri herë dhe në secilën prej tyre mendojmë se ajo dashuri është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë.
Gjithsesi, nuk është gjithçka kaq e thjeshtë. Ajo që duhet, është se duhet të kalosh nëpër të trija këto eksperienca për të njohur më mirë veten tënde dhe ndjenjën e dashurisë së vërtetë po ashtu.

Dashuria e parë.

Kjo është dashuria në periudhën e rinisë. Ke flutura në stomak, koka të fluturon dhe duket sikur nuk ke tokë që të të mbajë poshtë këmbëve të tua. Të duket sikur kjo është dashuria e vetme dhe nuk do të ketë dashuri tjetër kaq të madhe në jetën tënde. Për diçka ke të drejtë, dashuria e parë mbahet mend për gjithë jetën. Mirëpo, në fakt, kjo është prova e parë që të përgatit për dashurinë e vërtetë.

Dashuria e komplikuar.

Dashuria e dytë dhe eksperienca jote e dytë do të jetë një dashuri e ndërlikuar. Do të të japë shumë mësime dhe do të tregojë gjëra që nuk i dije, apo nuk i prisje ndonjëherë. Kjo dashuri të lëndon. Gjatë gjithë kohës je me dyshimin se gjithçka do të ndryshojë. Për këtë lloj dashurie nuk ia vlen të shpenzojmë kohë, apo të përfshihemi thellë në ndjenja. Ajo vjen me ekstremet e saj, anët pozitive dhe negative, dhe kur të jesh rrëzuar rëndë, do e kuptosh sa shumë ke gabuar. Në ato momente, kjo dashuri mund të kthehet edhe në urrejtje.

Dashuria e papritur.

Kjo është dashuria që lind nga asgjëja. Një dashuri që ndryshon komplet botëkuptimin tënd për dashurinë, por më pas, teksa sheh pas, as mundesh të mendosh dot më tepër. S’e shpjegon dot se nga buron apo si ka lindur. Nga njëra anë nuk e shpjegon dot, por nga ana tjetër e ndjen se ajo ka një kuptim dhe një vlerë të madhe. Në këtë dashuri gjithçka plotësohet në mënyrë të përsosur, si një puzzle. Nuk ke nevojë të kërkosh të jesh dikush që nuk je, nuk ke më presion apo tension për të ndryshuar, shkruan bota.al. Kjo vërtet ndoshta nuk është dashuria që prisje, por është dashuria që të bën të ndihesh mirë.

Mirëpo ndonjëherë, ne kemi nevojë të kalojmë nëpër dashurinë e parë dhe të dytë për të arritur në pikën që do të vlerësojmë të tretën. Mbi të gjitha, çdo person në jetën tonë është një dhuratë ose një mësim.

By topalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *