Kur keni ndarë kikirikun përgjysmë për së gjati, me siguri keni vërejtur një kokërr të vogël në të ndërkaq tregimi për të është fantastik.
Ajo kokërr e vogël në skaj të kikirikut është në të vërtetë embrioni. Kikiriku në të vërtetë është farë. Kur e mbjellim në tokë, ai do të rritet si bimë. Edhe pse të gjitha pjesët e kikirikut janë të rëndësishme, embrioni paraqet burimin e bimës.
Njëherë kur kikiriku mbillet, embrioni mbin si rasat dhe krijon bimën. Kur bima kalon nëpër polenizim dhe pllenim, bishtajat e reja të kikirikut fillojnë të zhvillohen nën tokë ndërkaq farat brenda atyre bishtajave përmbajnë embrionet vetjake.
Edhe pse e njohim si frutë arrore, kikiriku në të vërtetë është bishtajë dhe nuk rritet si dru, por nën sipërfaqe të dheut. Ndërsa, e gjitha fillon me ato kokrra në të.
Kikiriku është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell shumë të degëzuar dhe me gjethe të përbëra nga katër fletëza vezake, me lule të verdha, që bën në tokë disa bishtaja me dy-tri kokrra brenda; kokrrat e thara të kësaj bime, të cilat përmbajnë vaj dhe hahen të pjekura.