Tre ditë më parë, Aldosen Belulaj vrau para fakultetit të Mjekësisë të renë Arjela Murati. Vëllai i Aldos, Arben Belulaj, ka treguar se dy të rinjtë njiheshin prej kohësh dhe ishin në një lidhje dashurie prej më shumë se 3 vite.

Problemet e tyre kishin nisur gjatë muajve të fundit, kur Ariela kishte kërkuar ndarjen, ndërsa Aldoseni donte që të fejoheshin dhe t’i bënin gjërat më zyrtare.

Arbeni ka treguar për “Panorama” se kishte tentuar të fliste me të vëllanë në lidhje me këtë situatë, por ai ia kishte prerë shkurt, duke i thënë që të shikonte familjen, pasi Arbeni kishte një fëmijë të vogël.

Arben Belulaj ka treguar se ka folur ditën e krimit me vëllain e tij.

Ai rrëfen se Aldo i ka thënë:

Jam në Fier. Po pi kafe me një shok dhe nuk vonohem”.

Sipas Arben Belulajt, ditën kur ka ndodhur krimi i rëndë, ishte lënë një tjetër ballafaqim mes dy familjeve, por Ariela nuk kishte ardhur nga Tirana dhe më pas ndodhi edhe krimi makabër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *