Djaloshi dyvjeçar aksidentalisht vrau nënën e tij duke e qëlluar me armë gjersa gjendeshin në një supermarket në qytetin e Haydenit të shtetit amerikan të Idahos.
Tragjedi ndodhi kur djaloshi, i cili ishte ulur në një karrocë për blerje, filloi të kërkoj në çantën e së ëmës dhe aksidentalisht shkrepi një plumb nga pistoleta e kalibrit të vogël, e cila gjendej brenda çantës, transmeton Telegrafi.
Veronika Rutledge, e cila ishte për blerje në një lokal “Wal-Mart” me katër fëmijët e saj, kishte leje për armë-mbajtje.
“Ishte një aksident tragjik”, tha shkurt policia.
Fëmijët janë dërguar tek familjarët e nënës së ndjerë 29-vjeçare, ndërsa i ati i tyre nuk ishte i pranishëm në kohën e tragjedisë.