Një grup turistësh britanikë janë arrestuar në Kamboxhia pasi po bënin atë që quhet “vallëzim pornografik” me disa turiste të reja femra.
Qyteti popullor i Siem Reap, në tempujt e lashtë të Angkor Wat u trondit këtë fundjavë pas arrestimit të 5 turistëve britanikë.
Fotot u publikuan nga një faqe interneti lokale e cila publikoi pamje ku duken djemtë gjysëm të zhveshur teksa janë shtrirë mbi gratë, në pozicione provokuese, dhe me sa duket e gjitha ka qenë pjesë e një kërcimi. Ata janë të rrethuar nga të rinj të tjerë, vendas dhe turistë, të cilët shohin vallëzimin e nxehtë të turistëve. KLIKO poshte ne foto per tu hapur VIDEO
FOTOJA: