Një djalë i ri ka pretenduar që vajza me të cilën është fejuar të mos ketë pasur asnjë eksperiencë seksuale para tij. Por pas fejese ai ka zbuluar se ai nuk është i pari për të dhe këtu kanë lindur konfliktet. Kjo është historia e rrëfyer.“U fejova për Krishtlindje me një vajzë që ma prezantuan dhe u njohëm vetë disa javë në rrjete sociale, sepse unë jam nga Shëngjini, por jetoj jashtë.

Jam 27 vjeç dhe e fejuara ëstë 19 vjeçe. Na prezantuan të afërmit dhe unë e pëlqeva direkt si pamje. Edhe ajo mua, e kështu nisëm komunikimin me telefon e rrjete sociale, derisa erdhi koha të vija dhe të fëjoheshim.

I kisha thënë që në bisëdën e dytë që unë e dua nusen e virgjër.

Mos më paragjykoni, unë kështu e dua dhe pikë.

Ajo më kishte premtuar që ishte dhe nuk e vura në dyshim asnjë moment gjatë bisedave tona të përditshme.

Kur erdha në Shqipëri, shumë bukur u takuam. Por faji im që nuk kërkova të flija me të, se mendova s’ka ndjejtur me mua afër dhe normal të pres pak.

Bëmë fejesën për Krishtlindje, më hyri në zemër se sinqerisht është alamet femre dhe e sjellshme.

Kur fjetëm natën e parë pashë që nuk ishte e virgjër. Ajo nuk tha asgjë e normal kaloi nata pa shqetësime për të.

Të nesërmen i them, e nis e më qan duke thënë se s’ka pasur asnjë më përpara.

Tani uën idiot nuk jam, kam parë femra me sy. Por ajo thotë mos e ka ngaqë ka rënë nga biçikleta kur ishte më e vogël.

Po luaj mendsh se më pëlqen shumë shtriga, por më duket sikur me gënjen…Jam në hall çfarë të bëj??? E theksoj që është vajzë shumë e mirë dhe shtëpia ime e duan shumë…”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *