Ulja e çmimit të Nutella-s në një zinxhir supermarketesh në Francë e detyroi policinë të ndërhynte për të rivendosur rendin.
Rrjeti i supermarketeve “Intermarche” e uli me 70% çmimin e Nutella-s, nga 4.5 euro në 1.4 euro.

Blerësit vërshuan në supermarket duke shkaktuar kaos.

“U bënë si kafshë.

Një grua e tërhoqën nga flokët, një tjetër e pashë me dorë të përgjakur”, tregoi një klient për mediat franceze.

E gjithë sasia e Nutella-s që gjendej në një market në qendër të vendit u shit për 15 minuta.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur në të gjithë Francën, ku në disa raste përshkruhen si vandalizëm.

Rrjeti 365 milionë kilogramë Nutella konsumohen çdo vit në 160 vende të botës.

Nutella është prodhuar për herë të parë nga familja Ferrero në vitin 1940 në Piemonte të Italisë, një zonë e njohur për lajthitë.

Vetë kompania prodhuese shprehu keqardhje për trazirat në supermarkete dhe saktësoi se ulja e çmimit ishte vendosur nga rrjeti “Intermarche” pa dijeninë e saj.

By topalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *