Aeroporti “Gibarltar” në North Front është një nga aeroportet më specifike, për faktin se pistën e saj e “ndërprenë” një rrugë lokale në të cilën çdo ditë kalojnë mijëra vetura.
Pista e gjatë 1800 metra gjendet në rrugën më të frekuentuar të qytetit “Avenu Winston Churchill”, e cila gjatë çdo aterrimit apo ngritje në ajër të ndonjë aeroplani, mbyllet me një rampë si në hyrje ashtu dhe në dalje të saj, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i mbylljes së kësaj rruge nganjëherë krijohen kolona të gjata, pasi rampa ka raste kur nuk ngritët me orë të tëra për shkak të trafikut të rënduar ajror.
Aeroporti Gibraltar është ndërtuar midis rrugës kryesore të qytetit pasi mungonte një hapësirë e madhe e rrafshët, për faktin se gjendet në një gjysmë-ishulli që kap një hapësire prej vetëm 6.8 kilometra katrorë.

Por, për fat të mirë North Front nuk është një aeroport edhe aq shumë i ngarkuar, pasi vetëm 30 fluturime realizohen gjatë javës.

By topalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *