Kur ishim fëmijë, zor se ndonjëri prej nesh kishte ëndërruar të punonte në një morg. Por, ja që në botën e të rriturve edhe këtë punë duhet ta bëjë dikush. Sikur që mund ta paramendoni, ata njerëz kanë çka të tregojnë .
Vajza e vogël Vëllai i një punë- tori morgu tregon se një natë, derisa ai kishte shkuar për ta vizituar vëllain, ai i kishte thënë a dëshironte që të shkonte me të në punë, në mënyrë që të mos i duhej të rrinte i vetëm në shtëpinë e vëllait. Ky kishte pranuar me hezitim. Pasi kishte mbërritur në morg, ku punonte vëllai i tij, ai kishte mbetur i tronditur dhe i frikësuar. Ambienti ishte i errët dhe mbante një erë të çuditshme.
Vëllai i kishte thënë se kjo ishte normale dhe, me gjasë, ai ndiente erën e formaldehidit, prandaj duhej ta injoronte atë. Pas disa momenteve të bisedës midis vëllezërve, vëllai i kishte thënë se duhej t’ia fillonte punës, kështu që vëllai tjetër mund të rrinte në një zyrë të vogël dhe ta shikonte TV-në. Morgu kishte derë rrotulluese, kështu që dëgjohej çdo herë kur hynte ndokush, apo kur dilte. Vëllai kishte kontrolluar disa herë vëllain tjetër, për të parë a ishte mirë dhe a ishte duke u frikësuar. Eventualisht, vëllai që gjendej në zyrë kishte filluar të dremiste, por papritmas ishte zgjuar, nga zhurma e derës.
Ai kishte pritur që të vinte vëllai i tij, por asgjë. Përsëri kishte filluar ta zinte gjumi dhe përsëri gjumin ia kishte nxjerrë zhurma e derës. Ai nuk dinte a kishte hyrë ndokush, apo kishte dalë. Kishte filluar të mendonte se vëllai ishte duke luajtur lojë me të, që ta frikësonte. Kur ishte ngritur që të shikonte, për befasinë e tij kishte parë një vajzë të vogël, duke lozur me derë. Ai e kishte përshëndetur vajzën, por ajo nuk kishte thënë gjë. Në sy i kishte rënë fustani blu i saj, me një rrip ngjyrë rozë. ai i kishte bërë kompliment vajzës për fustanin, por vajza përsëri nuk kishte thënë gjë dhe kishte filluar që të vraponte në drejtim të kundërt.
Ai kishte menduar se vajza ishte fëmijë i ndonjë punëtori tjetër, prandaj nuk e kishte bërë të madhe këtë punë. Disa orë më vonë kishte mbaruar ndërrimi i vëllait të tij dhe ai e kishte marrë vëllain tjetër, për të shkuar në shtëpi. Rrugës për në shtëpi, ai i kishte treguar vëllait për vajzën e vogël, me fustan të kaltër. Përnjëherë vëllai që punonte në morg e kishte frenuar veturën. “Tessa”, kishte thënë ai me një shikim të frikshëm në sytë e tij. “Mbrëmë bëra autopsinë e një vajze të vogël, të mbytur në ujë. ajo kishte të veshur një fustan të kaltër, të lidhur me rrip ngjyrë rozë. vëllai tjetër ishte tmerruar nga frika dhe kurrë më nuk i kishte shkuar ndër mend që të shkonte te puna e vëllait.
Kapja e dorës Clive, i cili punon në repartin e marrjes së indeve, tregon se pjesa më pak e preferuar e punës së tij, është kur duhet ta përgatiste kufomën për marrjen e organeve, meqë një procedurë e tillë përfshin rruajtjen e këmbëve dhe duarve. Ai tregon një rast, kur kishte të bënte me një të sapovdekur. Ai ia kishte kapur dorën, për t’ia rruar, kur ai kishte filluar t’ia shtrëngonte dorën. Clive kishte mbetur i tmerruar, por kolegët e kishin qetësuar, duke i thënë se vetëm kishte filluar procesi i ngurtësimit të kufomës.
Vajza që dëneste Lamar tregon për përvojën e tij të parë në punë, kur merrej me balsamosje. Ai sapo kishte filluar ndërrimin dhe ishte duke qëndruar në një dhomë pushimi në pjesën e pasme. Kur kishte dalë jashtë, kishte dëgjuar vajin e një vajze, e cila dëneste. Po ashtu, kishte dëgjuar hapat e saj në dysheme. Dyshemeja e morgut ishte e tillë që lëshonte një zë të frikshëm sa herë që ecte ndokush mbi të. Dënesja e vajzës vinte nga një dhomë ku gjendeshin trupat e balsamosur, të përgatitur për varrim. Kur Lamar kishte shikuar në dhomë, ajo ishte e zbrazët. Në fakt, aty gjendej një kufomë. Kufoma e një vajze që aksidentalisht e kishte vrarë veten.