VAJZA E SAJ GJETI VDEKJEN PËR SHKAK TË MENINGJITIT, BRENDA GJASHTË ORËSH NGA MOMENTI I KONSTATIMIT TË SËMUNDJES.
Është kjo historia prekëse e Lizzie, një grua angleze nga Bridgnorth, e cila humbi vajzën e saj Fleur Rose Allen, 15 muajshe, ndërsa vetëm prej pak ditësh ajo kishte nisur të ecte.
Por drama e Lizzie nuk mbaron këtu, pasi siç raporton noa.al, më herët ajo kishte kaluar 16 aborte, deri në momentin që mundi të sillte në jetë të voglën e saj, pas një sërë tentativash.
“Fleur Rose Allen ishte kaq e shëndetshme, një ditë para se të ndahej nga jeta qeshte dhe vraponte nëpër shtëpi. Në mëngjes u zgjua me pak temperaturë dhe brenda pak orësh nisi të përkeqësohej. Në këto kushte e çova në spital, dhe dukej se po përmirësohej, kur i dolën disa njolla të kuqe në qafë dhe gjendja e saj u përkeqësua në pak çaste”, thotë nëna e shkatërruar.
Më pas mjekët i thanë se bëhej fjalë për meningjit dhe brenda pesë orësh gjendja e saj u përkeqësua seriozisht, duke pësuar tre atake kardiake dhe më në fund nuk ia doli.
Gruaja tregon se bija humbi jetën më 4 prill për shkak të meningjitit të shkaktuar nga streptokoku, ndaj apelon prindërit që të tregohen më shumë të kujdesshëm dhe të mësojnë nga historia e saj tronditëse