Majk dhe Majlina Zeka ishin një ndër çiftet më simpatikë dhe me të dashur nga publiku, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Por Roani, djali i tyre, do t’i mbajë “të lidhur” përgjithmonë.
Majk e la të dashurën vetëm pak javë pas shtatzënisë së saj dhe për këtë ai “u kryqëzua” nga fansat, pasi edhe gjatë gjithë shtatzënisë së ish të dashurës së tij në heshtje, por vetëm pas lindjes pranoi atësinë. Ama dashurinë për Roanin e ka treguar sa herë i është dhënë mundësia.
Reperi i “Babastars”, Majk, kishte një marrëdhënie problematike me Majlindën kur fëmija erdhi në jetë, pasi ish-e dashura fillimisht e regjistroi djalin me mbiemrin e saj dhe jo të Majkut.
Historia e dashurisë dhe ndarjes e reperit Kastriot Rexha me Majlindën bëri bujë në rrjetet sociale, për faktin se ajo u mbyll para se të fillonte. Çifti më interesant i shoëbiz-it i dhanë fund lidhjes për çështje xhelozie, shkruan “Panorama”, vetëm pak javë pasi Majk e bëri publike historinë e tij.
Edhe pse Majk dhe Majlinda janë ndarë, flitet se ata gjatë një takimi në një nga kafet e Prishtinës kanë rënë dakord që të kujdesen bashkë për fëmijën.