Publikimet e fundit të Oriola Marashit kanë nxitur komente pafund.
Ndër ta që e adhurojnë ka dhe komentues të cilët i kanë nxjerrë disa sekrete të hidhura.

Mbrëmjen e djeshme ajo postoi një foto në pozocion provokues ku në pamje të parë nuk i dukeshin të brendshmet. Për t’i paraprirë kritikat ajo shkruajti përbri fotos:

“Po i kam veshur mbathjet.”

Megjithatë një nga ndjekëset e Marashit i vuri asaj në dukje një difekt. Duke qënë se Oriola shfaqet serioze nëpër foto, ndjekësja aludonte se modelja nuk qesh sepse ka defekte tek dhëmbët.

“A keni parë ndonjëhere foto të Oriolës dukes qeshur? Jo, pse? Sepse duket si vampir. Bukuria është në buzëqeshje, lëvizje etj, jo vetëm kur postohesh ashtu si statuj. Vetëm ashtu si di ti që dukesh mirë dhe me fotoshop në maksimum. Po nuk qe e vërtetë posto një foto tani duke qeshur.”- shkruan ndjekësja.

Duket se Oriola nuk ka dashur ta anashkalojë këtë kritikë dhe i ka shkruar edhe ajo disa rreshta ndjekëses ku me ironi i tregon se dhëmbët që ka me siguri ia pëlqen edhe burri i vetë ndjekëses kritikuese.
“Kam foto duke qesh, nese do kisha komplekse me dhëmbët e mi do t’i kisha rregulluar ose do kisha vënë tela. Mbase në një të ardhme i rregulloj por mua më pëlqejnë dhe burri jot mi pëlqen, jam e sigurt.”- është shprehur modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *