Shpesh vajzat bien në “shënjestrën” e tipave që njihen si “të djegurit”, pasi synimi i tyre është të ruajnë komentueset femra dhe më pas t’i shqetësojnë me mesazhe.
Persona të tillë ka me shumicë në rrjetet sociale, të ekzaltuar nga figura e një femre.
Nuk ngurrojnë t’i ngacmojnë e të shkojnë edhe më tej me ofertat e tyre të kripura me shpresën se “do të dalin diku”.
Vajzat nuk janë të gjitha njësoj dhe përdoruese të “Facebook” janë edhe ato që kanë një bashkëshort, vëlla, baba, kushëri apo që janë edhe vetë nëna.
Liria e dhënies së mendimit, për shkak të këtyre tipave është bërë pothuajse e pamundur për gjininë femërore.
Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë tonë nga një vajzë e shqetësuar për këtë fenomen.
Vajza shkruan:
Prsh, doja te ndaja nje shqetesim me ju, sa komentoj ne ndonje postim tuajin ndaj nje mendim timin vin kto lloj sms ne inbox. Po nuk e kuptoj si mund ti cohet nj sms i till dikujt qe se njeh.
Ketyre tipave duhet tja besh publik dhe emrin se ndoshta keshtu ndalen