Bakteri Escherichia Coli, i cili shkakton rreth 70 për qind të infeksioneve urinare vjen nga mishi i pulës, tregon studimi i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve CDC.
Për shkak të numrit të madh të antibiotikëve me të cilat trajtohen pulat, në to zhvillohet një lloj rezistent i bakterit E. Coli, i cili në organizëm hyn me ngrënien e mishit dhe shkakton infeksione të dhimbshme.
Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë besuar që infeksionet e dhimbshme urinare të cilat çdo ditë prekin miliona femra në botë vijnë nga vetë zorrët e njerëzve, por analiza e mostrave të mishit në treg ka treguar të kundërtën