Sipas cancer.org në një vit rreth 22,440 gra diagnostikohen me kancer të mitrës e 14.080 ndërrojnë jetë për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas hulumtimit më të fundit nga Target Ovarian Cancer, një shoqatë bamirësie në Britaninë e madhe, shumica e femrave nuk janë të vetëdijshme për simptomat e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Nga 1.000 gra të anketuara, vetëm 1% e dinin se urinimi i shpeshtë mund të ishte një shenjë e kancerit ovarian. Katherine Pinder, shpjegoi se pse ky lloj kanceri mund të rrisë nevojën për të shkuar në tualet. Në rastin e grave shtatzëna është rritja e vëllimit të mitrës për shkak të fetusit, ajo që shkakton urinim të shpeshtë. Shtypja e fshikëzës apo organeve të traktit urinar është ajo që ndodh dhe në rastin e kancerit, por në vend të një foshnjeje, është masa kancerogjene ajo që shtyn fshikëzën.Ka, sigurisht, shumë arsye të tjera që mund të rrisin nevojën për të shkuar në tualet por nëse ju vini re dhe këto shenja të tjera duhet të bëni një kontroll gjinekologjik:Fryrje e vazhdueshme Kur ndiheni të ngopura shumë shpejt ose përjetoni humbje oreksi Dhimbje legenit ose barku.