Kemi disa ditë që ndjekim përmes mediave më të mëdha ecurinë e vullkanit në malin Agung në Bali e cila është gati për të shpërthyer frikshëm. Sipas një analize të publikuar tek Independent, thuhet se një shpërthim vullkanik apokaliptik mund të jetë më afër sa mendohej më parë. Studiuesit thonë se aktivitetet e rregullta vullkanikë, siç është ky i fundit në Bali mund të sjellë ndoshta vetëm mbylljen e aeroporteve e të përhapë hirin, por nëse shpërthimi do jetë i madh, ka potencialin për të shkatërruar njerëzimin me gjithçka që e shoqëron.

Ashtu si vullkanin në malin Agung, një nga shpërthimet e fundit të njohura për fuqinë shkatërruese ndodhi në Indonezi. Ajo përfshiu 3,000 kilometra dhe hiri mbuloi qiellin, shpërthimi ndodhi në ato që sot njihet si ishulli i Sumatrës.

Shpërthimet më të mëdha janë të afta të mbulojnë kontinente të tëra me hi vullkanik dhe të ndryshojnë kushtet e motit në botë prej dekadash. Tani,një studim i ri sugjeron që shpërthimi i një madhësie të tillë mund të jetë më shpejt se sa mendojmë. Të dhënat tregojnë se dy shpërthimet e fundit u zhvilluan midis 20,000 deri në 30,000 vjet më parë. Dhe për këtë profesor Rougier thotë se në patëm fat që nuk përjetuam shpërthime apokaliptike që atëherë. Ajo që mund të themi është se vullkanet e tanishme janë kërcënuese për qytetërimin tonë, më shume se ishte menduar seriozisht më parë “, tha profesor Rougier për Independent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *