Në emisionin “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” një vajzë nga Korça e cila jeton në Vlorë ka thërritur mamanë e saj për ti kërkuar falje për një veprim të nxituar të sajin. Ajo rrëfeu për Arditin historinë e saj të trishtë pas ndarjes nga i dashuri i saj Taulanti. Me lot në sy ajo tregoi se si pas ndarjes kishte tentuar ti jepte fund jetës, duke prerë damarët.
Ky veprim sigurisht ka tronditur familjen e saj, e cila jeton në Vithkuq të Korçës. Kështu vajza ka thirrur nënën e saj Marjetën, për ti kërkuar falje për këtë veprim. Ajo u shpreh se nuk do ta bënte më diçka të tillë dhe tani është koha të vazhdojë jetën. Vajza i ka kërkuar falje edhe ish-të dashurit dhe familjes së tij për shqetësimin e shkaktuar.
Zonja Marjeta e pranoi faljen, por i ka bërë një kërkesë vajzës së saj. Ajo i ka kërkuar që të mos jetojë më në Vlorë, por të shpërngulet në Tiranë ku ka edhe motrat e saj. Kjo kërkesë është pranuar dhe duket se pas emisionit gjërat do të rregullohen për këtë familje.