Kush ben pune stresuese, duhet te merret me aktivitet fizik ne mengjes. Lodhja mendore mund te ndikoje ne gjendjen fizike te nevojshme per te kryer nje aktivitet gjate oreve te mbremjes.

Studimi eshte kryer nga nje grup kerkuesish te Bangor University, qe eshte publikuar nga e perditshmja britanike “Daily Telegraph”.

Per te arritur ne kete perfundim shkencetaret kane perfshire ne studim 16 vullnetare, qe jane ftuar te bejne biciklete perpara nisjes per ne pune dhe pas 90 minutave pune te lodhshme mendore.

Punonjesit e lodhur menderisht kishin aktivitet me te ulet fizik. Shkencetaret jane te bindur se me e mira do te ishte qe fizkultura te behej perpara nisjes se punes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *