Është zhvilluar sot takimi i parë mes kreut të LSI-së dhe atij të PD-së, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, për t’u koordinuar rreth një proteste masive që pritet të organizohet këtë muaj.
Newsbomb.al mëson se nuk ka një datë të saktë për mbajtjen e protestës, që sipas organizatorëve nga të dyja forcat politike opozitare, do të jetë masive, dhe do mbahet në fund të muajit janar.
Deri atëherë krerët e dy partive do organizojnë takime me strukturat në rrethe për mobilizimin e militantëve por edhe qytetarëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës. Këto takime do vijojnë për pesë ditë.
Kjo “betejë e opozitës” do të jetë shumëplanëshe ndërsa çështjet jetike për të cilat ftohen qytetarët të protestojnë janë dy; varfëria dhe ilegjitimiteti i qeverisë.