Një në pesë vdekje të fëmijëve në një lagje të Londrës ishin për shkak se prindërit kishin lidhje gjaku, ka zbuluar një raport.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Bordi i Shëndetit dhe Mirëqenies së Këshillit të Redbridge nxori në pah se 19% e vdekjeve të foshnjave në mes të vitit 2008 dhe 2016 ishin ‘të atribuuara nga marrëdhëniet me lidhje gjaku’.

Afërsia e gjakut i referohet çifteve që janë të paktën kushërinj të dytë ose më të afërt dhe janë të ligjshëm në Britani të Madhe.

Sipas një artikulli të botuar vitin e kaluar në The Economist, rreth 40% e martesave në Egjipt janë të tilla.

Raporti i Redbridge deklaroi se 9% e fëmijëve që vdiqën në Redbridge ishin të etnisë pakistaneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *