Ish-ylli i Anglisë në kriket, Andrew Flintoff ka pranuar se është i bindur që bota është e rrafshët.
Freddie, 39 vjeç, është bërë i obsesionuar pas emisionit “The Flat Earthers”. Emisioni mbështetet në teorinë konspirative, që thotë se është gënjeshtër që Toka është e rrumbullakët.
Duke folur për BBC 5 Live, ai mohoi gjithë fotografitë satelitore të Tokës, duke thënë se kishte dëshmi në to që Toka nuk është e rrumbullakët, transmeton Gazeta Express.
Ai tha: “Nëse jeni në një helikopter dhe rrini pezull në një vend, pse Toka nuk vjen tek ju (nuk lëvizë) nëse është e rrumbullakët?”.
“Pse, nëse po rrotullohemi në hapësirë, pse do të qëndronte uji? Gjithashtu, nëse do të shkrepnit një laser rreth 16km larg, nëse bota është e rrumbullakët, nuk do të mund ta shihnit atë, por mundeni”.
Ai shtoi: “Qendra është Poli i Veriut, përreth është Poli i Jugut, i cili është si një mur i madh akulli. Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë tani i kanë bazat në Polin e Jugut”.
Ata që besojnë në Teorinë e Tokës së Sheshtë, pretendojnë se planeti ynë ka formën e një disku të sheshtë, në vend të një sfere.