Nëse je një nga ato që ke shpenzuar orë të pafundme për të marrë disa leksione grimi në YouTube dhe përsëri nuk je në gjendje që ta bësh gjithçka me saktësi absolute, është mirë të shikosh çfarë bën kjo 3-vjeçare.
Liriana, në thelb, është një make up artiste, madje ka edhe kanalin e saj YouTube – pasi pa të ëmën disa herë duke u grimuar.
Në një kohë kur të gjithë po mahniteshin nga aftësitë e vogëlushes teksa bënte grimin në një video që e ëma, Suella, postoi në Instagram, video u ripostua nga grimierja Huda Kattan dhe ‘Huda Beauty and MyMakeupCover’ – secila me miliona ndjekës – dhe kjo gjë e ktheu shpejt videon në virale.
“Më pëlqen fakti që të gjithë e adhurojnë mënyrën se si luan ajo me grimin”, por askush nuk thotë që është shumë e dëmshme që një fëmijë trevjeçar të vendosë kimikate toksike në të gjithë fytyrën që mund t’i shkaktojë acarim…”
‘Ju mund ta ndjeni vërtet mungesën e prindërimit në këtë video’, shkruante një komentues në postimin e MyMakeupCover. Një tjetër thjesht shkruante: “Ajo është shumë e vogël!”
Suella, në përgjigje të të gjitha komenteve, sqaron se ajo nuk e lë vajzën të bëjë këtë gjë gjithë kohën: “Vajza ime nuk zgjohet me make up. Ajo thjesht do të luajë me të herë pas here dhe unë nuk kam asnjë problem që ta ndaloj, sepse këtë e kemi bërë të gjithë… nuk mendoj se ka ndonjë nënë që ta ushqejë me negativitet fëmijën e vet. Kjo është thjesht diçka për qejf”.