Shumë besimtarë të fesë Shinto, sfiduan temperaturat e ulëta, për t’u bërë pjesë të festivalit që u zhvillua në Tokio të Japonisë.Pjesëmarrësit që kishin vetëm brekë, kryen disa rituale vallëzimi, ndërsa më pas hodhën vetës ujë të ftohtë.Festivali i përvitshëm që zgjatë dy ditë, zhvillohet në nderim të Daikoku, që konsiderohet si prijësi drejt të ardhmes.
Deri më tani, nuk lejohej pjesëmarrja nën moshën 20-vjeçare, ndërsa tani është larguar kjo ndalesë.
Shiko videon e plote:
Gjatë këtij muaji, temperaturat në kryeqytetin japonez bien nën zero dhe këtë më së miri e tregojnë trupat e këtyre besimtarëve.
Me anë të kësaj ceremonie të quajtur Kanda Myojin, ata besojnë se iu pastrohet shpirti dhe iu sjellë begati.