Një i burgosur i cili u shpall i vdekur tri herë u zgjua pak para varrosjes së tij, dhe kjo “shpallje” ishte bërë hiq më pak se tri herë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Gonzalo Montoya Jimenez, një 29-vjeçar i burgosur në rajonin e Spanjës Astura, i cili u dëgjua derisa gërhiste nga brenda qeses së trupit të tij.
Ai ishte shpallur i vdekur nga tre mjekë me përvojë, të cilët më pas e dërguan trupin e tij në morg, prej nga edhe pritej të dërgohej për tu varrosur.
Sipas gazetës lokale La Voz de Asturias, trupi i tij ishte ‘gati të hapej’ kur gërhitja u dëgjua brenda qeses.
Mjekët tani besojnë se Montoya mund të vuajë nga një gjendje e quajtur katalepsia, e cila shkakton gjendjen sipas të cilës shenjat vitale të një personi ngadalësohen në nivele pothuajse të padukshme.
Ai tani është në kujdesin intensiv në një spital në Oviedo.